Ballina Politika “Ka pasur një rrafsh prej disa vjetësh”/ Puç ndaj Ramës? Gjokutaj: Balla...

“Ka pasur një rrafsh prej disa vjetësh”/ Puç ndaj Ramës? Gjokutaj: Balla mashtroi 4 orë në gjykatë

90
0

Taulant Balla është paraqitur sot në gjykatë për të dëshmuar në procesin gjyqësor të dosjes “Partizani”.

Për avokatin Genc Gjokutaj, i cili në këtë proces mbron kreun e PD-së Sali Berisha, dëshmia e Ballës ishte evazive dhe e gjitha mashtrim.

“Nga ora 12:00 deri në 16:00 jemi marrë me Taulant Ballën. Ishte evaziv. Ai sot përdori një metodë të tillë: Nuk e di ose nuk e mbaj mend ose e kam dëgjuar në media. Ai nuk përdori asnjë referencë ligjore” nënvizoi Gjokutaj.

Ai shtoi se dëshmia e Ballës ishte e mbushur me pasaktësi thelbësore. Balla deklaroi se procesi i privatizimit zgjati gjashtë muaj, ndërkohë që në realitet ai ka qenë një proces që ka vijuar për disa vite.

Një tjetër pikë kontestimi është pretendimi i Ballës se prona ishte “e shpronësuar” nga italianët, ndërsa termi i saktë ligjor, bazuar edhe në fletoret zyrtare italiane të kohës, ishte “rekuizim”. Pra marrje e përkohshme në përdorim me pagesë, e cila ra automatikisht me kapitullimin e Italisë, duke ua lënë pronën sërish pronarëve legjitimë.

Gjokutaj shton më tej se Balla dha përgjigje evazive për të gjitha pyetjet ndërsa prokurorja vepronte si “bodyguard” për dëshmitarin, duke ndërhyrë vazhdimisht dhe duke i cilësuar pyetjet e mbrojtjes si “sugjestionuese”.

Gjokutaj ndalet dhe tek përfshirja e Ballës në llogaritjen e kuotave mes pronarëve, një veprim i pajustifikuar, duke qenë se bëhej fjalë për një aferë krejtësisht private, pa asnjë fond shtetëror të përfshirë.

Deklarata e Gjokutajt:

Ai thotë që procesi i privatizimit është bërë për gjashtë muaj, ndërkohë që ka pasur një rrafsh prej disa vjetësh.

Ai thotë pronarët kanë qenë të shpronësuar thotë, nga italianët. Ndërkohë që aty nuk ka shpronësim, por ka rekuizim. Edhe ia referuam ne edhe këto fletoret zyrtare italiane. Dhe rekuizimi është marrje, qoftë dhe me forcë, me pagesë për përdorim dhe rinovohej çdo gjashtë muaj. Me kapitullimin e Italisë, prona i mbeti pronarëve sepse ra rekuizimi.

Ai të gjitha mashtrime i kishte.

ajo prokurorja e mbante këtë si bodyguard. Që një një një pyetje të bënim neve, ngrihej, sulmonte, thoshte, është pyetje sugjestionuese. Ai s’po thoshte asgjë. Jo ta sugjestionoje, po s’kishte lidhje. Dhe te të gjitha pyetjet, ky mbante këtë qëndrim. Dhe hynte deri në llogari midis kuotat e pronarëve, ndërkohë që siç e dimë, ky është një ndërtim privat…

Kjo është një aferë krejtësisht private, zero para shteti dhe ky bënte llogaritë e kuotave të njërin tjetrin.

A e ke idenë ti, zoti dëshmitar i thashë, që kallëzimi juaj, e ke këtë kërkesën për gjykim, e ke parë ndonjëherë i thashë? Se kërkesa për gjykim nuk ka fare lidhje me kallëzimin. Dhe kallëzimi, për dijeninë tuaj, është bërë në 17 nëntor të 2020-ës, është dorëzuar në 1 dhjetor të 2020-ës dhe është regjistruar brenda ditës. A mund të regjistrohet brenda ditës?

Sonila Meço: Shiko avokat, e shtruar kështu si thoni ju, edhe unë do t’ju bëja të njëjtën pyetje që ju ka bërë Klodiana Lala, po ju e keni lënë vriteni pak mendjen. Tani e dua, unë po dua përgjigjen tënde. I ka bërë puç sot Taulant Balla Edi Ramës?

Genc Gjokutaj: Edi Rama firmat i ka hedhur katër vjet përpara se t’i interesojë ky. Kallëzimi është bërë në 2020-ën pastaj. Pra, ti e di i thashë unë që ai ka vepruar me firma mbi këtë pronë dhe ti mbas, dhe mbas vitesh ti bën kallëzim që kjo pronë nuk do i kthehesh qytetarëve.

Çfarë përpjekjesh ke bërë ti, si deputet, kryetar i grupit parlamentar, partisë, sekretar i përgjithshëm, për ta penguar këtë aferë korruptive? Sepse për ty, i thashë, është e papranueshme që të cënohet interesi publik, prona shtetërore e të tjera e të tjera.