Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në shumën prej 10 milionë e 887.186 euro.
Ky plan u miratua me 10 vota pro dhe asnjë kundër
Violeta Salihu tha se sekretariati i KQZ-së ka përgatitur planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme, bazuar në kërkesat e njësive përkatëse, ku shuma totale e buxhetit të planifikuar arrin shumën 10 milionë e 887.186 euro.
Sipas saj, nga ky buxhet shkojnë paga dhe shtesa shuma 221 mijë euro, mallra dhe shërbime 10 milionë e 621 mijë euro, shpenzime komunale 32 mijë euro dhe pasuritë jo financiarë-kapitale, 13 mijë euro.







