Ballina Kronika DURRES/ Arrestohet 17 vjeçari, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke drejtuar...

DURRES/ Arrestohet 17 vjeçari, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke drejtuar automjetin

91
0

Shkon në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/ proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.
Gjatë monitorimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit në vendin e quajtur “Plepa” kanë ndaluar një automjet pasi drejtohej nga një i mitur. Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, i mituri 17 vjeçar, për të shmangur procedurat ligjore për këtë shkelje, iu ka ofruar atyre, 20 euro .
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.