Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, 28 vjeç, duket se ka vendosur të mos e mbajë më private lidhjen e saj me producentin dhe menaxherin e muzikës Scooter Braun, 44 vjeç. Çifti ka “zbuluar” romancën e tyre përmes një postimi të ri në Instagram, ku shfaqen së bashku gjatë festivalit “Stagecoach”.
Në postimin e saj, Sweeney ka bashkëngjitur përshkrimin: “Cowboy kind of weekend ♥️”, ndërsa fotot tregojnë një atmosferë të relaksuar dhe intime mes dyshes. Në disa prej imazheve, Braun shihet duke e mbajtur aktoren nga këmba, ndërsa në një tjetër e ngre në krahë. Në një moment tjetër, Sweeney shfaqet mbi supet e tij gjatë një performance muzikore.
Çifti gjithashtu është parë duke pozuar në një kabinë fotografike dhe duke kënduar së bashku në eventin privat “SYRN Saloon”, një pop-up i organizuar nga Sweeney që përfshinte edhe karaoke me të famshëm.
Në festë morën pjesë edhe emra të njohur të Hollywood-it si Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, ndërsa atmosfera u përshkrua si e gjallë dhe miqësore.
Vetëm disa javë më parë, Braun kishte publikuar një foto bardh e zi me Sweeney në Instagram Stories, duke nxitur spekulime për një lidhje mes tyre.
Sipas raportimeve, dyshja dyshohet se janë afruar pas takimit në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia në shtator.
Sweeney më herët ka qenë e fejuar me Jonathan Davino, por çifti u nda në mars 2025. Nga ana tjetër, Scooter Braun ka qenë i martuar me Yael Cohen nga viti 2014 deri në 2022, dhe së bashku kanë tre fëmijë.







