Ballina Kronika Aksident tragjik në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej...

Aksident tragjik në Durrës/ Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej tyre. Një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore

99
0

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Mesohet se është ndaluar drejtuesi i automjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.