Ballina Kronika Detaje nga shpërthimi në Tiranë/ U dëmtua një dyqan i ‘MCN Get...

Detaje nga shpërthimi në Tiranë/ U dëmtua një dyqan i ‘MCN Get Connected’, në pronësi të Endri Meksit dhe një klinikë dentare

90
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Policia zbardh se nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua një dyqan MCN Get Connected, që shpërndan internet dhe një klinkë dentare,

Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi. Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.