E mbijetuara e luftës së fundit në Kosovë, themeluesja e ndërmarrjes “Krusha” Fahrije Hoti ka nisur një rrugëtim të ri në politikë.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Postimi i plotë i Osmanit:
Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!
Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.
E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.
Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.
Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.
Na priftë e mbara, e dashur Fahrije!







