Ballina Europë Giorgia Melonit i postojnë foto me të brendshme, reagon kryeministrja italiane: Janë...

Giorgia Melonit i postojnë foto me të brendshme, reagon kryeministrja italiane: Janë me inteligjencë artificial

160
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të disa fotografive të rreme të saj, të krijuara me inteligjencë artificiale, ku ajo shfaqet në mënyrë të manipuluar.

Meloni tha se këto imazhe po qarkullojnë si pjesë e sulmeve nga kundërshtarë politikë dhe i cilësoi si të pavërteta.

Ajo theksoi se “deepfake”-t janë një fenomen i rrezikshëm, pasi mund të mashtrojnë dhe të dëmtojnë këdo, duke u përdorur për manipulim dhe dezinformim.

“Këto ditë po qarkullojnë disa foto të mia të rreme, të krijuara me inteligjencë artificiale dhe të paraqitura si të vërteta nga ndonjë kundërshtar i zellshëm.

Duhet të pranoj se ai që i ka realizuar, të paktën në rastin e bashkëngjitur, madje më ka ‘përmirësuar’ mjaft.

Por mbetet fakti se, vetëm për të sulmuar dhe shpikur gënjeshtra, sot përdoret vërtet gjithçka.

Megjithatë, çështja shkon përtej meje. Deepfake-t janë një mjet i rrezikshëm, sepse mund të mashtrojnë, manipulojnë dhe të godasin këdo. Unë mund të mbrohem. Shumë të tjerë jo.

Prandaj duhet të vlejë gjithmonë një rregull: verifiko para se të besosh dhe mos e shpërnda para se të mendosh. Sepse sot i ndodh mua, nesër mund t’i ndodhë kujtdo.”, shkruan Meloni.