Ballina Aktualitet Gjykata zbut masën për administratorin e ‘Euro-Beton’, Giovanni Telesca

Gjykata zbut masën për administratorin e ‘Euro-Beton’, Giovanni Telesca

118
0

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë dhe të lirojë nga qelia italianin Giovanni Telesca, të proceduar për akuzën e “Mashtrimit”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Telesca, rezulton të jetë administrator i kompanisë së betonit “Euro-Beton 2005”.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga gjykata e cila megjithëse pranoi të zbusë masën e sigurisë për biznesmenin, nga ana tjetër ka vendosur të lërë në fuqi masën e sekuestrimit të kompanisë së tij, “Euro-Beton 2005”, e cila zotërohet nga Pietro Telesca, Arjan Ormenaj person i shpallur në kërkim nga SPAK dhe Bujar Gazheli.