Ballina Kronika Këmbim valutor pa licencë, nisin hetimet për 2 persona/ Sekuestrohen 24 mijë...

Këmbim valutor pa licencë, nisin hetimet për 2 persona/ Sekuestrohen 24 mijë euro dhe 13 mijë dollarë kandezë

134
0

Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të aktivitetit të këmbimit valutor pa licencë, në rrugë – me para me burime të dyshimta.

Dy persona do të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjatë këtij aksioni blutë njoftojnë se kanë sekuestruar 24 120 euro, 13 200 dollarë kanadezë dhe 470 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan se në 2 raste, kryhej këmbim valutor i palicencuar, në rrugë, me para me burime të dyshimta.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetasit që kryenin këtë aktivitet, S. E. dhe K. F., për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.