Ballina Aktualitet Superafera tjetër, 18 milionë për 1 km/ Rrok Gjoka dhe Belinda Balluku...

Superafera tjetër, 18 milionë për 1 km/ Rrok Gjoka dhe Belinda Balluku tjetër vjedhje në rrugën e re Kashar-Lekaj, 475 milion euro për 26 km

101
0

Në një vend si Shqipëria ku qytetarët numërojnë lekët për bukën e gojës, ndërsa taksat rriten çdo vit, një grusht oligarkësh vazhdojnë të hanë miliona mbi kurrizin e shqiptarëve. Dhe në krye të kësaj skeme qëndron emri i njohur në korridoret e pushtetit: Rrok Gjoka, i etiketuar edhe në rrethet diplomatike si njeriu që “ha koka drejtoreshash” dhe lëviz vetëm me bekimin e Belinda Ballukut.

Skandali është i pastër dhe brutal në shifra: 1 kilometër rrugë në Shqipëri do të kushtojë rreth 18 milionë euro. Po, 18 milionë euro për 1 km! Katër herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian, ku infrastruktura ndërtohet me standarde shumë më të larta dhe me kontroll shumë më të fortë financiar.

Pas dështimit spektakolar të projektit të Rrugës së Arbërit — një histori që ende pret të hapet nga drejtësia dhe të merret nën lupën e SPAK — i njëjti personazh rikthehet me një tjetër mega-aferë: një koncesion gjigant prej 475 milionë euro për segmentin Kashar–Pezë–Lekaj, me gjatësi vetëm 26.6 kilometra.

Le t’i flasim shqip dhe me shifra që nuk falin:

* Shqipëria: 26.6 km rrugë = 475 milionë euro

* Kosto për km: rreth 18 milionë euro

Ndërkohë:

* Greqia: 70 km autostradë Janinë–Kakavijë = 310 milionë euro

* Kosto për km: rreth 4.5 milionë euro

Pra, qeveria greke ndërton 70 kilometra me më pak para se sa qeveria shqiptare ndërton vetëm 26.6 kilometra. Dhe ironia është therëse: standardi i rrugëve greke është vite dritë përpara, ndërsa në Shqipëri ende kemi segmente ku rrugët nuk lidhen siç duhet me urat.

Ky nuk është më dyshim. Ky është një model.

Vendimi për këtë koncesion nuk është thjesht një akt administrativ. Është rezultat i negociatave të mbyllura, marrëveshjeve në hije dhe një rrjeti klientelist ku politika dhe biznesi bashkohen për të ndarë tortën e parave publike.

Dyshimet janë konkrete dhe tronditëse: vetëm nga fryrja e kostove mund të përvetësohen deri në 350 milionë euro. Një shifër që nuk është thjesht abuzim — është grabitje në shkallë industriale.

Në këtë skemë, emra të njohur si Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka shfaqen si “operatorët”, por pyetja reale është: kush janë përfituesit e vërtetë pas tyre?

SPAK nuk ka më luksin të heshtë. Hetimi duhet të nisë nga themeli:

* Si u përllogarit kostoja?

* Kush negocioi realisht?

* Kush firmosi?

* Dhe mbi të gjitha, ku do të përfundojnë milionat?

Sepse kjo nuk është më një rrugë.

Kjo është një provë nëse drejtësia në Shqipëri ekziston apo është thjesht një dekor./Timoni.al