Ballina Kronika Vetëm 2 ditë nga tragjedia, raportohen dy aksidente të tjera në Spitallë....

Vetëm 2 ditë nga tragjedia, raportohen dy aksidente të tjera në Spitallë. Banorët të shqetësuar: Mungon sinjalistika e ndriçimi

70
0

Vetëm dy ditë nga ngjarja tragjike, dy aksidente janë regjistruar në rrugën që e lidh Spitallën me Porto Romanom.

Banoret kanë ngritur shqetësimin dhe kanë bërë ankesa për sinjalistikën e munguar dhe për faktin se nuk ka patrulla të policisë.

Ndërkohë problematike mbetet situata në rrugën “Azem Hajdari”,  vetëm 100 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik, ku investimi i lënë në gjysmë ka bërë që të përdoret vetëm njëra korsi. Në kë zonë nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim.