Ballina Kronika Dosja “Metamorfoza”, dëshmon në GJKKO Jozi Kraja i ekstraduar nga Zvicra për...

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon në GJKKO Jozi Kraja i ekstraduar nga Zvicra për llogari të SPAK

70
0

Në seancën e radhës për dosjen “Metamorfoza”, fraksioni i krimeve të rënda, ka dëshmuar në GJKKO Jozi Kraja, aktualisht në burg për dosjen “Revanshi”.

Gjatë dëshmisë së tij, Kraja është shprehur:

“Gjin Ndoj e kam vëlla. Nuk kam dijeni fare për vrasjen e vëllait tim. Kam qenë në burg në Zvicër. Më kanë thënë që vëllai im ka vrarë veten. Më ka thënë nëna. Nuk jam pyetur ndonjëherë për këtë ngjarje dhe as nuk dua të pyetem. Kam qenë dhe vazhdoj të jem në burg.”

Jozi Kraja është ekstraduar pak kohë më parë nga Zvicra për llogari të SPAK. Në këtë dosje po gjykohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic dhe Edmond Preka.