Ballina Aktualitet GJKKO shtyn seancën gjyqësore për kryebashkiaken e Roskovecit/ Ja data e re

GJKKO shtyn seancën gjyqësore për kryebashkiaken e Roskovecit/ Ja data e re

104
0

Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 21 maj.

Bufi akuzohet për përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Më 17 shkurt të këtij viti, SPAK dha pretencën për kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, për të cilën u kërkua dënim me një vit e 6 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në një vit burg.

Gjithashtu SPAK-u kërkon që Bufi të mbetet në shërbim prove për 2 vjet dhe si rrjedhojë dënimi me burg mund të pezullohet.