Ballina Sport ​Lautaro mbyll derën për ekipet e interesuara: Jam besnik ndaj Interit

​Lautaro mbyll derën për ekipet e interesuara: Jam besnik ndaj Interit

61
0

Kapiteni i Interit, Lautaro Martínez, ka deklaruar se nuk e mendon largimin nga klubi italian, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas theksoi se ndihet plotësisht i lumtur në Milano dhe besnik ndaj projektit të Interit, duke nënvizuar se klubi zikaltër është bërë shtëpia e tij.

“Jam besnik ndaj projektit të Interit, ndihem si në shtëpi këtu”, ka thënë Lautaro në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”.

Gjatë viteve të fundit, emri i Lautaros është lidhur vazhdimisht me klube të mëdha si Barcelona, Paris Saint-Germain, Arsenal dhe Manchester United, por 28-vjeçari duket i vendosur të vazhdojë aventurën me kampionët e Italisë.

Lautaro është një nga figurat kryesore të Interit në vitet e fundit, duke udhëhequr skuadrën drejt disa trofeve vendas dhe sukseseve në Evropë. së fundmi, ai kontribuoi edhe në triumfin e klubit për titullin kampion në Serie A.