Real Madrid ka marr masa ndaj dy futbollistëve, Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, pas konfliktit dhe rrahjes që kishin dje në dhomat e zhveshjes.
Klubi mbretëtëror njofton se pas hapjes së procedurave disiplinore, sot të dy futbollistët të dy u paraqitën sot para hetuesit të caktuar për çështjen.
Valverde dhe Tchouameni u shprehen të penduar dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit,
Megjithatë, Real Madridi ka vendosur ti gjobisë me nga 500 mijë euro secilin prej tyre.
“Real Madrid CF njofton se, pas ngjarjeve që çuan në procedurat disiplinore të nisura dje kundër lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni, të dy u paraqitën sot para hetuesit të caktuar për çështjen.
Gjatë paraqitjes së tyre, lojtarët shprehën pendim të plotë për atë që ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.
Për më tepër, ata i shprehën falje klubit, shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe tifozëve, dhe të dy i janë vënë në dispozicion Real Madridit për të pranuar çdo sanksion që klubi e konsideron të përshtatshëm.
Në këto rrethana, Real Madridi ka vendosur të vendosë një gjobë financiare prej pesëqind mijë eurosh për secilin lojtar, duke përfunduar kështu procedurat përkatëse të brendshme.”, thuhet në njoftim.







