Ballina Europë U kap me lëndë narkotike në xhep, bie në pranga 32-vjeçari

U kap me lëndë narkotike në xhep, bie në pranga 32-vjeçari

72
0

Policia federale gjermane ka vënë në pranga një të ri 32-vjeçar me origjinë shqiptare. 32-vjeçari u kap në stacionin e trenit në Kaldenkirchen, pasi ishte pasagjer në udhëtimin nga Venlo në Mönchengladbach.

Pas kontrollit atij iu gjetën 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij. Sipas mediave gjermane, nga krahasimi i të dhënave personale të udhëtarit në bazën e të dhënave të policisë, rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi për krime pronësie.
Gjithashtu pas arrestimit, shqiptari u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgim.