Ballina Lifestyle Will Smith fiton në gjykatë – rrëzohet padia për ngacmim seksual e...

Will Smith fiton në gjykatë – rrëzohet padia për ngacmim seksual e violinistit Brian King Joseph

61
0

Will Smith ka fituar një betejë ligjore pasi një gjykatë në Los Angeles rrëzoi padinë e ngritur nga violinisti Brian King Joseph, i cili e akuzonte aktorin për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga një turne muzikor në vitin 2025.

Gjykatësi vendosi se pretendimet nuk përmbanin prova të mjaftueshme për sjellje të rëndë apo të përsëritur që do të krijonte një mjedis pune abuziv.

Sipas vendimit, incidenti i përshkruar nga Joseph nuk ndryshoi kushtet e tij të punësimit dhe nuk u konsiderua si bazë ligjore për padinë, shkruan DailyMail.

Joseph, i njohur nga “America’s Got Talent”, kishte pretenduar se u përjashtua nga turneu pasi raportoi një incident në një hotel gjatë udhëtimeve të grupit.

Ai kërkonte dëmshpërblim dhe pretendonte dëmtim emocional dhe profesional, por gjykata e hodhi poshtë çështjen si të pabazuar.

Smith dhe ekipi i tij ligjor i kanë mohuar të gjitha akuzat që në fillim, duke i cilësuar ato të pavërteta dhe pa bazë.