Karoline Leavitt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, dhe bashkëshorti i saj, Nicholas Riccio, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Viviana.
Lajmin e ka bërë publik vetë Leavitt përmes rrjeteve sociale, ku ndau emocionet për ardhjen në jetë të vogëlushes, e cila ka lindur më 1 maj dhe gëzon shëndet të plotë.
Sipas saj, familja e thërret me përkëdheli “Vivi”, ndërsa ardhja e saj ka sjellë shumë lumturi në familje. Leavitt tregoi gjithashtu se djali i madh po e përjeton me entuziazëm rolin e vëllait mbrojtës për motrën e vogël.
Çifti është gjithashtu prind i një djali, Nicholas Robert, i lindur në korrik të vitit 2024. Leavitt dhe Riccio u fejuan gjatë festave të Krishtlindjes në fund të vitit 2023.
Nicholas Riccio është i angazhuar në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe drejton kompaninë “Riccio Enterprises”, ndërsa zotëron disa prona në shtetin e New Hampshire. Sipas mediave amerikane, pasuria e tij neto vlerësohet në rreth 6 milionë dollarë.







