Ballina Lifestyle “Ajka dhe Amen ju dua shumë, ju jeni …”, Bes Kallaku mesazh...

“Ajka dhe Amen ju dua shumë, ju jeni …”, Bes Kallaku mesazh të fortë për fëmijët

75
0

Kryeplaku Bes Kallaku ka qenë më i emocionuar se kurrë këtë të hënë në Primen e katërt të “Ferma VIP”. Ndërkohë që të gjithë fermerët dhanë një mesazh për fëmijët e tyre, edhe më përlotës ishte ai i Besit për djalin dhe vajzën e tij.

Besi tha se pasuria më e madhe e tij janë dy fëmijët e tij Ajka dhe Amen.

“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lënmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh Besi.

Kujtojmë që Bes Kallaku dhe marrëdhënia me Xhensila Myrtezain ka qenë më e komentuara e muajve të fundit në kronikën rozë.