Ish-kreu i FSK dhe gjenerali, Kadri Kastrati në një lidhje live për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me armatosjen e Serbisë dhe mbështetjen e forcave të armatosura të Kosovës nga Turqia. Gjenerali gjatë fjalës së tij u shpreh se Turqia është një prej furnizuesve më të mëdhenj përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai thekson se Turqia përkrah forcat e armatosura të Kosovës për ngritjen kapaciteteve ushtarake dhe ngritjen e të gjitha kapaciteteve që ka të nevojshme Kosova.
“Në vizitën e fundit në këtë panair të ministrit të mbrojtjes zotit Maqedonsi i cili ka marrë premtime të mëdhaja sepse është folur dhe është kjo marrëveshje është nënshkruar them vitin e kaluar dhe kjo po jetësohet që deri në fund të këtij viti, Kosova të ketë fabrikën e vet të prodhimit të municioneve deri në kalibrin 12.5 mm dhe kjo për neve është një e arritur e jashtëzakonshme.
Turqia të gjitha armatimet, municionet, pajisjet, helikopterët, aeroplanet dhe tani edhe raketat me largësi deri në 6.000 km i prodhon brenda territorit të Republikës së Turqisë. Në aspektin ushtarak, ne ushtarakët e dimë shumë mirë që kjo është një përparësi e jashtëzakonshme në rast se vihet deri te një konflikt i përmasave globale kur ti nuk varesh nga askush për asgjë dhe kjo Turqinë e bën jashtëzakonisht të fuqishme dhe jashtëzakonisht të të fortë që të kryhen të gjitha detyrimet”, tha ai.
Gjenerali ndër të tjera thekson se Turqia është duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm edhe në stabilitetin dhe në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Kemi parë armatosjen e Serbisë me përmasa të jashtëzakonshme. Kërcënimet e Serbisë janë të vazhdueshme në drejtim të Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës dhe në këtë drejtim Turqia sigurisht që do të luanë një rol të të fuqishëm për të parandaluar një konflikt të mundshëm në këtë pjesë të botës që do të ishte katastrofal jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë.
Kosova është duke përfituar shumë nga aleati strategjik që është Turqia dhe aleatë e tjerë siç është Kroacia që sepse edhe ajo ka një industri ushtarake mjaft të zhvilluar dhe normal edhe me Turqinë dhe kjo aleanca që së fundi është bërë Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për këto tre shtete, posaçërisht për ne shqiptarët”, tha ai.







