Ballina Aktualitet Erion Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon t’i hiqet masa...

Erion Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon t’i hiqet masa “arrest me burg”

69
0

Erion Veliaj ka dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se kërkesa është depozituar më 6 maj, ndërsa Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me një masë më të lehtë sigurie, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi.

Erjon Veliaj është nën gjykim nga GJKKO për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa mbahet në burg prej shkurtit të vitit të kaluar.