Kryetari i PD, Sali Berisha në komunikimin me ndjekësit on line është shprehur se ndihet më i motivuar se kurrë për t’iu kundërvënë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, Berisha tha se Rama nuk ka shpëtim, njëjtë sikurse nuk ka së bashku me Lindat, duke iu referuar këtu bashkëshortes së kryeministrit dhe ish drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
‘Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin’, iu përgjgij Berisha pyetjes së një qytetari në rrjetet sociale.
Sali Berisha: Sot, ndihem më i motivuar se kurrë për protestë. Dhe se më nderojnë me targetimin që bën Edi Rama.
Ky frikacak i ulët, ky kriminel ordiner, që njëherë nxjerr një bandit për të festuar praninë e liderëve europianë në një atentat ndaj meje.
Njëherë tjetër urdhëron një kriminel në timon për të drejtuar topin e ujit. Por ta dijë mirë se Edi Rama nuk ka shpëtim.
Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin.
Ky popull nuk ia fal kurrë Edi Ramës vjedhjet e tmerrshme që ka bërë.







