Ballina Kulturë Punonjësit e doganës në botën e krimit! “Legends”, seriali më i ri...

Punonjësit e doganës në botën e krimit! “Legends”, seriali më i ri me 6 episode i bazuar në një histori të vërtetë

64
0

Legends është serial më i ri me gjashtë episode, i shkruar nga Neil Forsyth dhe i bazuar në një histori të vërtetë nga fillimi i viteve ’90.

Seriali tregon sesi një grup punonjësish të zakonshëm të doganave britanike rekrutohen dhe trajnohen për të depërtuar fshehurazi në dy nga rrjetet më të mëdha të drogës në Britani.

Kritika e krahason me një version të pazakontë të “The A-Team”, ku në vend të ushtarëve kemi hetues dhe kontrollorë bagazhesh që papritur futen në botën e krimit të organizuar.

Në qendër të historisë është Don Clarke, i luajtur nga Steve Coogan, një ish-polic i infiltruar që merr përsipër krijimin e ekipit.

Ai përzgjedh persona të zakonshëm, por të gatshëm të rrezikojnë gjithçka.

Mes tyre është Guy, i interpretuar nga Tom Burke, i cili dërgohet në Londër për t’u futur në një organizatë të fuqishme turke të trafikut të heroinës.

Seriali mbështetet shumë te tensioni psikologjik, identitetet e rreme, frika se mos zbulohen, policët e korruptuar, gabimet e vogla që mund të rezultojnë fatale dhe përplasjet mes bandave kriminale.

Sipas kritikës së Lucy Mangan për gazetën The Guardian, historia është jashtëzakonisht e fortë dhe mbetet interesante gjatë gjithë kohës, sepse tregon njerëz të zakonshëm që përballen me rrezik në emër të një ideali më të madh.

Megjithatë, kritika vëren edhe disa dobësi. Toni serioz i serialit shpesh duket sikur lufton me absurditetin, ideja që disa punonjës doganash mund të përballen me kartelin më të madh të drogës në vend mund të tingëllojë herë-herë si komedi.

Prania e Steve Coogan, i njohur shpesh për role humoristike, e shton këtë ndjesi, edhe pse performanca e tij konsiderohet shumë e mirë.