Ballina Aktualitet Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Endri Meksi paraqitet në SPAK

62
0

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur sot në SPAK. Siç shihet nga pamjet, Meksi, i cili është dhe pronar i televizionit MCN, është paraqitur i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Meksi, publikisht ka denoncuar se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa ka shtuar se i rrezikohet jeta.

Madje ai ka deklaruar se për rastin në fjalë ka bërë dhe denoncim në polici. Nuk dihet ende se për çfarë ka shkuar Meksi në SPAK.