Ballina Kronika Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në...

Sherr me sende të forta dhe mjete prerëse mes të rinjve në Fier, dy persona përfundojnë në spital të plagosur

69
0

Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me dy të plagosur në Fier.

Në spitalin e Fierit kanë shkuar për ndihmë mjekësore shtetasit R.H., 28 vjeç dhe D.H., 28 vjeç.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se R.H. është dëmtuar në kokë me sende të forta, ndërsa D.H. ka marrë plagë të shkaktuara me mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mes personave të përfshirë.

“Rreth orës 23:00 të datës 10.05.2026, Salla e Komandimit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka marrë njoftim se kanë shkuar për ndihmë mjekësore në spital, shtetasi R. H., 28 vjeç, i dëmtuar në kokë, me sende të forta, dhe shtetasi D. H., 28 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur si pësojë e një konflikti të çastit”, thuhet në Njoftimin e policisë.