Ky që shihi në foto është mjeku 72-vjeçar Nikolla Nunka, i cili akuzohet nga një 21-vjeçare për abuzim seksual.
Nga një komunikim zyrtar me përfaqësues të spitalit rajonal Korçë, bëhet e ditur se deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve, mjeku Nikolla Nunka do të jetë i pezulluar nga detyra.
Vajza pasi ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali.
Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21-vjeçare ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka.
Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
Babai i vajzës 21-vjeçare në Korçë, e cila pretendon se është abuzuar seksualisht nga kirurgu Nikolla Nunka, ka treguar detaje rreth ngjarjes.
Ai ka treguar se mjeku 72-vjeçar i është afruar ta puthë, teksa ka kryer edhe veprime të tjera abuzuese. Babai i 21-vjeçares u shpreh se mjekun e ka parë si mjek të moshuar me eksperiencë, teksa pretendon se i ka dhënë edhe para për shërbimin në spital.







