Qyteti më verior i Alaskës, Utqiagvik, ka hyrë zyrtarisht në periudhën e njohur si “Dielli i Mesnatës”, një fenomen natyror që sjell dritë të pandërprerë për javë të tëra. Banorët e qytetit, i cili ndodhet mbi Rrethin Arktik, panë të dielën diellin të lindte më 10 maj dhe ai nuk do të perëndojë sërish për 84 ditë, deri më 2 gusht.
Fenomeni prek edhe zona të tjera veriore të Alaskës, përfshirë Fairbanks, ku dita e pandërprerë do të zgjasë për rreth 70 ditë, deri në mesin e korrikut.
Sipas shpjegimeve shkencore, “Dielli i Mesnatës” ndodh për shkak të pjerrësisë 23.5 gradë të boshtit të Tokës, e cila bën që gjatë verës në hemisferën veriore, Dielli të mos zbresë poshtë horizontit në disa rajone. Ky efekt është më i dukshëm në zonat mbi Rrethi Arktik, ku gjatë solsticit të verës, Dielli duket sikur lëviz në një rreth të vazhdueshëm në qiell.
Rezultati është një periudhë unike ku dita nuk përfundon kurrë: 24 orë dritë, për ditë të tëra. E kundërta ndodh gjatë dimrit në të njëjtin rajon, kur Utqiagvik zhytet në rreth 64 ditë errësirë të vazhdueshme, një tjetër fenomen ekstrem i jetës në Arktik.







