Ballina Europë Policia suedeze qëllon një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Policia suedeze qëllon një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

67
0

Policia suedeze qëlloi një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit të martën në mbrëmje, pas raportimeve për një person të armatosur që po shkaktonte shqetësim.

Sipas policisë, efektivët që mbërritën në vendngjarje hapën zjarr ndaj burrit. Ai u plagos dhe u dërgua në spital, ndërsa plagët e tij u konsideruan serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Zëdhënësja e policisë së Stokholmit, Susanna Rinaldo, tha se autoritetet nuk mund të jepnin menjëherë detaje për llojin e armës së përdorur. Ajo shtoi se operacioni policor vijonte, por nuk kishte rrezik për publikun.

Sipas mediave suedeze, burri dyshohet se iu afrua rojeve të pallatit i armatosur me thikë dhe kërkoi që policia ta qëllonte.

Në një përditësim të mëvonshëm, policia njoftoi se kishte nisur një hetim për “kërcënime të rënduara ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë penale të lidhur me përdorimin e thikës.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi identitetin e burrit apo rrethanat e plota të incidentit.