Ballina Sport Advocaat do të jetë trajneri më i moshuar i Botërorit

Advocaat do të jetë trajneri më i moshuar i Botërorit

66
0

Dick Advocaat do të bëhet trajneri më i moshuar në historinë e finaleve të Botërorëve.

Holandezi, i cili u tërhoq nga posti që mbante në stolin e Kuraçaos pasi dëshironte që t’i qëndronte pranë vajzës së sëmurë, ka ndryshuar mendim.

78-vjeçari ndihmoi shtetin e vogël të Karaibeve që të kualifikohej për herë të parë në finalet e një Botërori, por më pas sëmundja e rëndë e vajzës së tij bëri që të jepte dorëheqjen.

Vendin e Advocaat e mori Fred Rutten, i cili ditën e djeshme i komunikoi Federatës largimin nga detyra. Rutten ishte kontaktuar për të drejtuar ekipin kombëtar edhe para mbërritjes së Advocaat (2024), por ai e refuzoi ofertën në atë kohë.

Megjithatë, ai e pranoi në shkurt 2026.