Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në një emision televiziv tregoi rastet botërore kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr “non gratën”.
“Vendimi për non gratën është vendim politik dhe është e drejta e SHBA-së, në bazë të dekretit të Presidentit të asaj periudhe, për ta aplikuar dhe e ka aplikuar vazhdimisht. Argumentet janë gati-gati politike dhe personalisht e kam parë të lidhur me vendimin për dorëzimin e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019”, tha fillimisht Krasniqi.
“Pastaj, këto historitë e Tiranës që dikush ka gjetur para dhe gjen dikë për të paguar para… Ngaqë politikanët tanë janë të korruptuar, mendojmë që edhe amerikanët janë të korruptuar. Nëse bëjmë një listë globale të individëve që i është hequr “non grata”, janë 4 raste dhe të gjitha janë raste gjeopolitike. Do të thotë që në vendet përkatëse ka ndodhur diçka e madhe, ka ndryshuar një raport politik dhe prandaj është rishikuar nga Presidenti pasues. Shqipëria nuk është gjeopolitikë dhe nuk është aktor në një skenë të madhe botërore”, theksoi Krasniqi.







