Ballina Lifestyle Çifti Clooney mahnit me paraqitje elegante në Londër

Çifti Clooney mahnit me paraqitje elegante në Londër

59
0

George Clooney dhe Amal Clooney sollën një dozë të fortë glamuri dhe elegance në mbrëmjen “King’s Trust Celebration” në Royal Albert Hall në Londër, të hënën në mbrëmje.

Eventi madhështor u organizua për të shënuar 50-vjetorin e “The King’s Trust”, një organizatë bamirëse që mbështet të rinjtë nga komunitetet e pafavorizuara dhe ata që përballen me vështirësi, duke i ndihmuar të zhvillojnë vetëbesimin dhe aftësitë për të jetuar, mësuar dhe punuar. Çifti Clooney ishte mes figurave më të spikatura të mbrëmjes, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të kuruar dhe plot stil.

Amal, 48 vjeç, shkëlqeu në një fustan të gjatë me detaje shkëlqyese (sequin), të cilin e kombinoi me taka elegante dhe një çantë të rafinuar. Ajo u shfaq me një pamje shumë elegante dhe të sofistikuar, duke u bërë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes, shkruan “Daily Mail”.

George, 65 vjeç, qëndroi pranë saj me një kostum blu të errët të prerë në mënyrë perfekte, duke ruajtur stilin e tij klasik hollivudian me syze të errëta që i shtonin edhe më shumë karizmë paraqitjes së tij.

Në mbrëmje morën pjesë edhe shumë emra të njohur nga bota e artit dhe muzikës, por vëmendja e kamerave shpesh u kthye te çifti Clooney, i cili u shfaq i qetë, i buzëqeshur dhe në harmoni të plotë gjatë gjithë eventit.