Ballina Politika Ilir Meta: Rama me Soros kanë investuar qindra milionë euro, kundër meje!

Ilir Meta: Rama me Soros kanë investuar qindra milionë euro, kundër meje!

62
0
RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për Syri.net, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, SPAK-un dhe George Soros për një sulm të organizuar politik dhe mediatik ndaj tij. Meta deklaroi se prej 25 vitesh janë investuar “qindra milionë euro” nga Soros dhe njerëzit e tij për ta goditur politikisht dhe për të ndikuar opinionin publik kundër tij. Duke komentuar procesin gjyqësor ndaj tij, Meta u shpreh i bindur se në fund do të triumfojë, ndërsa e cilësoi çështjen e tij si një nga skandalet më të mëdha që, sipas tij, do të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut me rrëzimin e akuzave.

Syri.net: Z. Meta, dje apeli i GJKKO-së refuzoi kërkesën tuaj për lirim edhe pse kishte dalë vendimi i Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, ndërsa drejtoresha e AKSH-itiu hoq arresti në shtëpi. A është thjesht standard i dyfishtë apo më shumë?

Ilir Meta: Nuk kemi të bëjmë me standarde të dyfishta se ky është minimumi, por me standarde të shumëfishta. Ata përdorin standard të dyfishtë edhe brenda vetë Partisë së tyre. Psh. Ish-zv. Kryeministri Ahmetaj jo vetëm u arrestua (për pak), por edhe u gjykua publikisht nga Kryeministri Rama si fajtor, duke akuzuar gjykatat për tolerancë. Ndërsa për Zv. Kryeministren Balluku u ngrit diga parlamentare me 82 deputetë  (pa Znj. Spiropali) për të mos i hequr imunitetin se në këtë proces, për cdo tender dalin mesazhet e Palloshit të gjatë që përcaktonte fituesit, sic edhe provohet nga ana dokumentare.
Është krejt normale që ndaj Ilir Metës të vazhdohet edhe në standardet e gjykimit si në standardet e rrëmbimit publik, të cilat sic po provohet kanë qenë edhe standardet e hetimit dhe po kështu të paraburgimit. Ndaj vendimi i Gjykatës së Lartë vlen si justifikim vetëm  për bashkëpunëtorët në vjedhje të Edi Ramës. Ndërkohë që ai ka qenë i panevojshëm, pasi standardet për masat e sigurisë janë të qarta për gjithë prokurorët dhe gjykatësit me integritet. Do mjaftonte vetëm precedenti Gëllci nga Strasburgu për cdo gjyqtar, që të zbatonte ligjin dhe të mos kthehej në një noter të Prokurorisë. Po kështu, Gjykata e Lartë e di se shumë shpejt, shumë cështje që kanë të bëjnë me paraburgimet e paligjshme, antikushtetuesee në dhunim të Konventës Europiane, do të gjykohen nga Gjykata e Strasburgute me këtë rast duan të justifikohen se ja, ne bëmë dicka për këtë ‘shqetësim’. Sepse Gjykata e Lartë ka qenë vetë këtupër vite të tëra dhe ka bërë vetë noterin e SPAK-ut apo Prokurorisë. Ndaj edhe nuk marr pjesë fare në seancat për masën e sigurisë se e di c’ndodh në dhomën e Këshillimit (Komandimit)

Syri.net: Si e gjykoni seancën e djeshme dhe vendimin që 3 personat e tjerë të gjykohen në mënyrë të shkurtuar?

Ilir MetaVlerësoj se 3 personat e tjerë janë thjesht viktima për të justifikuar me marifete antiligjore  gjoja bashkëpunimin për korrupsionin që nuk ekziston.
Znj. Coku dhe Znj. Fatime Kryemadhi janë dy kushurira të afërta ku njëra është biznesmene prej 35 vitesh, e tjetra pronare e ligjshme e mbi 6 mijë m2 ndërtime në Tiranë dhe kanë patur marrëdhëniet e tyre si persona privatë. Po kështu s’ekziston asnjë lidhje midis meje dhe këtyre dy zonjave  për asnjë lloj interesi. Natyrisht ato kanë lidhjet e tyre me Znj. Kryemadhi, por këto s’më takojnë mua për ti sqaruar. Ndërsa Z. Pirro Xhixho është përfshirë në mënyrë tërësisht politike vetëm pse vajza e tij është Zv. Presidente e Partisë të Lirisë. Në gjithë dosjen nuk ekziston asnjë komunikim midis meje dhe Z. Xhixho  për asnjë cështje. Ishte shokuese të dëgjoje në seancën paraprake se si Prokurori ‘konkludonte’ se meqënëse në vitin 2014 kishte ndodhur një takim midis Znj. Kryemadhi si deputete e Komisionit te Veprimtarise Prodhuese nga varej AKEP-i, Pirro Xhixhos dhe drejtuesit të Vodafone, vajza e tij Erisa Xhixho ishte ‘shpërblyer’ si deputete.
Pra bëhet fajlë për një takimqë rezulton në telefon në vitin 2014. Më duhet t’ju kujtoj, sic e bëra edhe gjatë seancës paraprake se Znj. Xhixho ka qenë e treta në listën e Tiranës pas Ilir Metës dhe Pëllumb Xhufit në zgjedhjet e vitit 2009. Sipas Prokurorit, qenka ‘shpërblyer’ në zgjedhjet e 2017 duke qenë e treta në qarkun e Fierit pas P. Vasilit e Robert Bitrit  e duke mos u zgjedhur deputete. Ndërkohë që në 2017, LSI fitoi 5 deputetë në Tiranë. U zgjata pak këtu për të kuptuar militantizimin absurd të prokurorëve në këtë proces. Ndarja e tre personave të tjerë me gjykim të shkurtuar është pozitive për mua, pasi shumë seanca në të kaluarën janë anulluar për shkak të mungesës së të pandehurve  të tjerë apo avokatëve të tyre. Po kështu na ndihmon të ballafaqohemi direkt me pretendimet e Prokurorëve për cdo akuzë dhe ti cmontojmë si nga ana ligjore, logjike e morale. Por mos harroni se i njëjti prokuror që dje në seancën e masës së sigurimit deklaroi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë  për Ilir Metën, ishte i njëjti që një orë më pas, në gjykimin në themel, deklaroi se akuza për lobimin e paligjshëm të McKeon Grup ishte rrëzuar pasi ishte provuar se ekzistonte vetëm një pagesë e ligjshme 15 mijë dollarë, e ligjshme nga LSI për këtë kompani sic kisha deklaruar e provuar unë në SPAK që para tre vitesh kur jam pyetur. Dhe ky moment është shumë i rëndësishëm, pasi ky rast është i vetmi ku unë personalisht kam qenë i përfshirë me lobimet. Pra u provua se s’kisha gënjyer unë por revista ‘Mother Jones’ e Sorosit dhe gazeta spekulative austriake ‘Kronen Zeitung’, që shkruanin për 1 milionë dollarë etj. Dhe këto shkrime paguheshin  me paratë e inceneratorëve  ndërsa unë isha President. Dhe këto përdoreshin nga delinkuentë të provuar publikisht për të bërë kallëzime të rreme që regjistroheshin me vrap nga SPAK. Dhe po kështu kjo u përdor shumë publikisht  për të justifikuar rrëmbim-arrestimin tim para zgjedhjeve. Këtë fat do kenë të gjitha akuzat që janë vetëm fabrikime të Edi Ramës që ka përdorur si kallëzues  persona me probleme serioze me drejtësinë, sic do provohet gjatë procesit
.

Syri.net: A jeni optimistë për procesin?

Ilir Meta: Unë jam i sigurt se çështja Meta  do jetë çështja më skandaloze  që do konkludojë Gjykata e Strasburgut. Unë jam i sigurt se qindra-milionë euro të investuara në media për 25 vite nga Soros e njerëzit e tij, do zhvlerësohen  totalisht  në fund të këtij procesi. Unë kam nxjerrë mësimet e mia dhe ato më bëjnë shumë më të fortë dhe të pandalshëm në rikthimin tim plot vizion dhe energji për të përmbushur programin tim, 5 Prioritete për 4 milionë shqiptarë plus. Për Ilir Metën kurrë s’ka patur dhe nuk do të ketë objektiv të pamundur. Lidhja e Ilir Metës me Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët është aq e fuqishme dhe frymëzuese sa do të zhgënjejë gjithë mercenarët shqipfolës dhe tutorët e tyre ‘globalistë’.