Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri i dënuari me 11...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Shqipëri i dënuari me 11 vite burg për vrasje në Kosovë

58
0

Një shtetas në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga autoritetet, me qëllim ekstradimin drejt Kosova, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Pejës me 11 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “vrasje”.

I arrestuar në Tiranë është shtetasi nga Kosova, Anton Allakaj. Ai akuzohet se rreth 25 vite më parë ka kryer një vrasje në Kosovë për hakmarrje.

Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

Mësohet se në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj.

Ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradim, në bashkëpunim mes autoriteteve përkatëse.