Ballina Sport Legjenda e Real Madrid mbetet jashtë listës së Spanjës për Botërorin

Legjenda e Real Madrid mbetet jashtë listës së Spanjës për Botërorin

59
0

Dani Karvahal është jashtë listës paraprake të Spanjës për Botërorin 2026. Luis De La Fuente nuk e ka përfshirë mbrojtësin e Realit, ndërsa bëhet fjalë për 55 futbollistë të tjerë që bëjnë pjesë në llogari.

Ky është edhe fundi i një epoke për Karvahal. 34-vjeçari po ashtu nuk pritet të rinovojë me Realin pas këtij lajmi, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në qershor.

Karvahal regjistron plot 52 paraqitje te Spanja. Aktualisht është i dëmtuar, ndërsa pikërisht dëmtimet kompikuan gjithçka për këtë sezon.

Nga Reali ekziston mundësia që të ftohet Gonzalo Garsia për herë të parë. 22-vjeçari është vlerësuar për paraqitjet e tij.