I ftuar ne nje studio televizive, Malaj tha se mbështeste çdo qëndrim kritik brenda PS, përfshi atë të Spiropalit.
Lidhur me vijimësinë e rrugëtimit politik të Spiropalit, Malaj tha se nuk ishte në gjendje të përcaktonte sesi do të shkonte, pasi sipas tij, do të varej nga veprimet e saj të mëtejshme sesi do të formatohej lidershipi i saj brenda PS.
“Unë mbështes çdo qëndrim kritik, për një problem. Momenti i Spiropalit është momenti kur për postin që pati, kuptoi se nëse PS nuk do të gjente një miratim për vazhdimin e hetimit të Ballukut dhe SPAK e vuri topin te penalltia për PS dhe tha zgjidhni ose ‘arrest me burg’ ose ‘arrest në shtëpi’.
Kur unë bëra një apel që të paktën 8 veta në PS të mos e mbështesnin qëndrimin e Ramës, atëherë asnjë prej tyre nuk reagoi dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Spiropali tregoi integritetin e saj dhe nuk votoi. Tani këta thonë jo inat, apo interesa personale. Por ajo mori guximin dhe nuk votoi. Sesi do formatohet ajo si lidere brenda PS është tjetër çështje”, tha mes të tjerash Malaj.
Kujtojmë se në seancën ku Spiropali nuk mori pjesë në votim, PS votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. SPAK kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, pas disa akuzave të ngritura ndaj saj.







