Ballina Politika “Na mbytën plehrat”/ Korreshi publikon pamjet nga Lushnja: Liqeni dhe përroi janë...

“Na mbytën plehrat”/ Korreshi publikon pamjet nga Lushnja: Liqeni dhe përroi janë kthyer në landfill

60
0

Deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kasharaj, Lushnjë, ka denoncuar përmes një videoje gjendjen alarmante të ndotjes mjedisore pranë liqenit. Pamjet tregojnë një situatë të rëndë, ku mbeturinat kanë pushtuar hapësirat e gjelbra, duke krijuar një panoramë të shëmtuar dhe një vatër infeksioni.

Në video-denoncimin e publikuar në rrjetet sociale, Korreshi shprehet i revoltuar teksa filmon plehrat e hedhura pa kriter kudo, përfshirë edhe në përroin që kalon përmes zonës dhe shërben për vaditje.

“Koshin e kemi, po shikoni si i kemi plehrat. Ky përroi vadit gjithë zonën, po shiko si janë plehrat aty”, thotë deputeti, duke e krahasuar me ironi situatën me Amazonën. “Ka në Amazon kështu? Jo, s’ka”.

Sipas Korreshit, zona e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm natyror dhe mund të shërbente si një hapësirë shlodhëse për komunitetin, është kthyer në një landfill të hapur. “Këtu është një freskëllëk, të bësh një piknik, një tavolinë… ja të mbyt era e plehrave”, thotë ai, duke theksuar se bukuria natyrore është shkatërruar nga papërgjegjshmëria.

Ai i bën thirrje direkte autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës, duke kujtuar se qytetarët paguajnë taksa pikërisht për shërbime të tilla.