Ballina Politika “Shqipëria meriton më shumë”/ Ish-deputeti i CDU-së nga Kuvendi Kombëtar i PD:...

“Shqipëria meriton më shumë”/ Ish-deputeti i CDU-së nga Kuvendi Kombëtar i PD: Partia juaj, me sukses

55
0

Ish-deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e kristiandemokratëve, Volkmar Klein, ka shprehur mbështetjen e partisë së tij për PD-së gjatë pjesëmarrjes në Kuvendin Kombëtar të saj.

Në fjalën e tij, Klein tha se kishte ardhur në Tiranë për të përcjellë përshëndetjet e partisë së tij, por edhe të kancelarit gjerman Friedrich Merz, të cilin e cilësoi si një mik të afërt dhe mbështetës të marrëdhënieve me Shqipërinë.

Politikani gjerman vlerësoi bashkëpunimin mes forcave të qendrës së djathtë në Europë, duke theksuar se PD mbetet një aleate e rëndësishme e kristiandemokratëve gjermanë. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy partive duhet të forcohen më tej në funksion të vlerave të përbashkëta europiane.

Klein kujtoi rolin që Partia Demokratike ka luajtur në zhvillimet politike të Shqipërisë ndër vite, duke veçuar edhe anëtarësimin e vendit në NATO si një nga arritjet më të rëndësishme të së kaluarës.

Megjithatë, ai nënvizoi se fitoret e mëparshme nuk mjaftojnë për të siguruar suksesin në të ardhmen dhe se qytetarëve duhet t’u ofrohet një vizion i qartë për zhvillimin e vendit.

“Ju faleminderit shumë.

I nderuar zoti kryetar, i nderuar zoti Berisha, të nderuar miq, të dashur miq.
Mirëdita.

Është kënaqësi të kthehem në Shqipëri dhe është fantastike që më keni ftuar në Kuvendin tuaj të mrekullueshëm.

Është privilegj t’ju përcjell përsëri urimet e kristiandemokratëve, por gjithashtu edhe të kancelarit zoti Merz, i cili është kryetari i partisë sonë dhe një mik i imi i afërt, ju përcjell urimet e tij.

Për ne në Gjermani, si kristiandemokratë, është e rëndësishme të dimë se kemi aleatë të cilët ndajnë të njëjtat ide me ne kudo në Evropë. Dhe pikërisht këta jeni ju. Jeni aleatë që mendojnë si ne. Faleminderit shumë për këtë. Ne duhet të nxisim më tej bashkëpunimin.

Partia juaj, me sukses, i ka dhënë formë Shqipërisë në të kaluarën. Dhe Sali Berisha, personalisht, ka meritat për këtë. Në të njëjtën kohë, i dashur Sali, më vjen mirë të mësoj se ti ke edhe Partinë Republikane dhe mikun tonë Fatmir Mediu në krahun tënd. Së bashku ju e futët Shqipërinë në NATO.

Kjo ka qenë një arritje e madhe në të kaluarën, por shërben si një gur themeli edhe për të ardhmen.
Dhe kjo është e rëndësishme, sepse për të fituar zgjedhjet e kaluara nuk mjaftojnë.

Maksimumi mund të konsiderohen si një burim besueshmërie. E rëndësishme për të fituar zgjedhjet është të japim një vizion për të ardhmen. Dhe mendoj se ju jeni shumë mirë të përgatitur.

Si pjesë e familjes së partive tona, në bazë të lirisë dhe dinjitetit për çdo individ, së bashku me pragmatizmin ekonomik, kjo do t’ju japë optikën e së ardhmes.

Po, Shqipëria meriton më shumë. Shqipëria mund të ecë shumë më mirë sesa në qeverisjen aktuale.

Lufta kundër korrupsionit është një parakusht i rëndësishëm për paqe dhe prosperitet të përhershëm.
Partia Demokratike na ka ne, si kristiandemokratë, si aleatët e saj më të ngushtë.

Shqipëria e ka Gjermaninë si mik dhe unë personalisht jam i lumtur të jap kontributin tim të vogël. Le ta forcojmë këtë miqësi. Së bashku le të arrijmë më shumë për vendet tona përkatëse dhe për Evropën.

Ju jeni pjesë e Evropës. Jo vetëm që kemi një trashëgimi të përbashkët në Evropë, por gjithnjë e më tepër duhet të jemi pjesë e Evropës në të ardhmen. Shqipëria dhe Gjermania duhet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin.

Faleminderit.”, tha Klein.