Pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, jeta private e Bes Kallakut vijon të jetë në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë aludime për partneren e re të aktorit, ndërsa motra e tij, Ana Kallaku, ka bërë një reagim që ka marrë menjëherë vëmendje.
Gjatë një bisede me ndjekësit në “Instagram Story”, ajo u pyet për partneren e re të aktorit dhe u përgjigj pa hezitim: “Paskam pritur 33 vite për të.” Ky reagim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e raportit të mirë që familja e aktorit ka krijuar me vajzën që i ka rikthyer buzëqeshjen Bes Kallakut.

Prej muajsh, aktori ka lënë të kuptohet se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes nga Xhensila. Ai madje e ka përmendur publikisht emrin e partneres së re, Ejona, gjatë një koncerti, ku tha: “Dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Megjithatë, Besi ka zgjedhur të mos e ekspozojë plotësisht partneren e tij në rrjetet sociale, duke ruajtur ende mister identitetin e saj. Së fundmi ai publikoi një foto romantike ku dyshja shfaqeshin të përqafuar, por pa zbuluar portretin e vajzës.







