Shqipëria ngec sërish në raportin e vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme (IBAR), mekanizmi teknik që lidh fazën e hapjes së kapitujve me atë të mbylljes së tyre.
Sot në mesditë në Bruksel është mbledhur Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin (COELA) për të zhvilluar një “shkëmbim pikëpamjesh” mbi draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm për Shqipërinë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se raporti IBAR vijon të mbetet pezull, shkak ishte mungesa e konsensusit politik midis nëntë shteteve anëtare të BE-së, pavarësisht një vlerësimi teknik pozitiv nga Komisioni Evropian.
Shtetet anëtare, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Greqinë dhe Poloninë, kanë ngritur “flamuj të kuq” dhe kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje të ndjeshme ku kryesorja mbetet pavarësia e gjyqësorit.
Një pikë e rëndësishme ngërçi është ndërhyrja politike në sistemin e drejtësisë. Në mënyrë specifike, votimi i Kuvendit për të mbrojtur imunitetin e zyrtarëve të lartë (siç është rasti që përfshin Belinda Ballukun).
Presidenca e Këshillit tani duhet të hartojë një “tekst kompromisi” që plotëson kërkesat specifike të shteteve skeptike përpara se IBAR të mund të miratohet në mënyrë përfundimtare dhe unanime.
Burime mediatike bëjnë të ditur se data më e hershme e mundshme për një IBAR formal pozitiv që do t’i lejonte Shqipërisë të fillonte mbylljen e kapitujve të negociatave është fundi i vitit 2026.







