Ballina Politika “Inceneratorët kanë një emër tjetër”, Këlliçi paralajmëron: Dërgohet Lefteri në burg që...

“Inceneratorët kanë një emër tjetër”, Këlliçi paralajmëron: Dërgohet Lefteri në burg që të thuhet është dënuar një ish-ministër

64
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një emision televiziv foli për vendimin e Apelit të GJKKO-së për të rikthyer në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi tha se çfarëdo që ndodh Lefter Koka është kryefjala dhe dërgohet ai në burg që të thuhet se është dënuar një ish-ministër.

Çfarëdo që ndodh Lefteri është kryefjala. Dërgohet Lefteri në burg që të thuhet është dënuar një ish-ministër”, tha Këlliçi.

Deputeti demokrat foli dhe për miratimin në seancën plenare të rezolutës për integrimin në BE.

Këlliçi tha se në lidhje me integrimin PD ka qenë koherente për gjithçka ka deklaruar. Sa i përket miratimit ditën e sotme me 114 vota pro, deputeti deklaroi se sot për herë të parë mazhoranca prnaoi të gjtiha kërkesat që opozita ka pasur.

“Zyrtarisht dhe publikisht PD ka shprehur vullnetin e saj dhe ka qenë koherente për gjithçka ka deklaurar. Nuk ka lëvizur as dhe një milimetër nga qëndrimi i saj. Sot mazhoranca për herë të parë pranon të gjitha kërkesat që opozita ka pasur”, tha Këlliçi.