Ballina Politika “Kryeministër karton! Pse fshihesh!”, Bardhi: Rama ka ardhur vetëm dy herë në...

“Kryeministër karton! Pse fshihesh!”, Bardhi: Rama ka ardhur vetëm dy herë në Kuvend, kur mbrojti me votë Ballukun…

58
0

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të thërriste në seancë kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se Rama ka ardhur që në nisje të sesionit vetëm dy herë, kur votoi pro Ballukut, kundër heqjes së imunitetit të saj dhe kur duheshin votat për pr.ligjin për shtetësinë. Ai e quajti Ramën kryeministër karton.

“Duhet të ishte kryeministri në Kuvend që të raportonte për raportin. Ne kemi dhe një ministër në këtë vend, që duhet të japë llogari. Përgjegjësia nuk jepet me korrespondencë. Ne nuk kemi prezent kryeministrin në seancë. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që kryeministri të vijë në Kuvend! Që nga nisja e seancave ka ardhur vetëm 2 herë. Është kryeministër karton. Ka ardhur vetëm kur do votonte për Belinda Ballukun. Erdhi dhe kur i duheshin Taulantit votat për shtetësinë.”, tha Bardhi.