Ballina Kronika Sherri me efektivët në Kamëz/ Merret sërish në pyetje “roja” i Vis...

Sherri me efektivët në Kamëz/ Merret sërish në pyetje “roja” i Vis Martinajt dhe personat e përfshirë në konflikt

52
0

Komisariati numër 5 në Tiranë ka thirrur sërish për të marrë deklaratat e personave, të cilët u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e së hënës pranë një lokali në Kamëz, mes tyre ish efektivi i Operacionales Jeton Lami, njëherazi edhe personi i fundit që ka parë Ervis Martinajn.

Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, sqarohet se nga deklaratat e të gjithë personave të shoqëruar dyshohet se konflikti ka qenë banal dhe është nisur nga një person, i cili ka shkuar në tavolinën ku ishte efektivi i FNSH me shokët e tij dhe u ka thënë të mos këndojnë pasi aty afër ishte një rast vdekje.

Efektivi i FNSH, Roberto Uku ka tentuar të qetësojë situatën por pasi kanë dalë nga ambientet e lokalit janë përballur dhe me isj efektivin Jeton Lami dhe disa të tjerë që e shoqëronin atë.

Fillimisht kanë debatuar me fjalë e me pas një nga personat që ishte me Jeton Lamin ka qëlluar me grushte një prej miqve të efektivit të FNSH, ky i fundit ishte jashtë orarit të punës.

Pas disa minutash përleshje kanë shkuar në vendin e ngjarjes 2 makina me polic të komisariatit numër 5, të cilët kanë shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në konflikt.

Pasi u kanë marrë deklaratën, ata janë shprehur se konfliktin e kanë mbyllur, janë lënë të lirë.