Ballina Lifestyle Barbara Palvin shtatzënë! Modelja dhe Dylan Sprouse do të bëhen prindër për...

Barbara Palvin shtatzënë! Modelja dhe Dylan Sprouse do të bëhen prindër për herë të parë

54
0

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin kanë konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmi u bë publik gjatë paraqitjes së tyre në edicionin e 79-të të Cannes Film Festival në Francë, ku Barbara u shfaq me barkun e rrumbullakosur dhe shkëlqeu në tapetin e kuq.

Modelja 32-vjeçare kishte zgjedhur një fustan bojëqielli me detaje elegante dhe e pupla, ndërsa pozonte me dorën mbi bark, duke konfirmuar në mënyrë shumë të ëmbël shtatzëninë.

Historia e dashurisë së çiftit nisi në vitin 2017, kur u njohën në një festë. Vetëm një vit më vonë ata konfirmuan lidhjen dhe Barbara nuk e fshehu asokohe se ishte “shumë e dashuruar”.

Në një intervistë për Vogue Australia, ajo e përshkruante Dylan-in si “djalin perfekt”, duke thënë se ai ishte “shumë i sjellshëm dhe i ëmbël”.

Çifti u fejua në vitin 2023 dhe u martua vetëm pak muaj më vonë në Hungari, në një ceremoni romantike larg zhurmës së Hollywood-it.

Gjatë viteve, ata janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera në rrjet, sidomos për mënyrën e natyrshme dhe mbështetëse që kanë treguar ndaj njëri-tjetrit. Barbara ka treguar më parë se një nga “rregullat” më të rëndësishme në martesën e tyre është të mos qëndrojnë larg njëri-tjetrit për shumë kohë.

Shtatzënia vjen edhe pas një periudhe sfiduese për Barbara-n, e cila vitin e kaluar zbuloi se kishte kryer një operacion për endometriozën, pas vitesh dhimbjesh dhe simptomash që mendonte se ishin “normale”.

Ajo tregoi se ndërhyrja e ndihmoi shumë dhe theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, duke inkurajuar gratë të dëgjojnë më shumë trupin e tyre.

Tani duket se çifti po hyn në një kapitull krejtësisht të ri dhe shumë emocionues të jetës së tyre.