Ballina Politika “Diella”, superskandal”, Berisha: Kuçedrat e energjisë në Shqipëri, “shtëpitë e barit” dhe...

“Diella”, superskandal”, Berisha: Kuçedrat e energjisë në Shqipëri, “shtëpitë e barit” dhe Bitcoin! Krimi në institucionet më të larta

54
0

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë, dënoi krimin në vend duke thënë se ka arritur në nivelet më të larta të shtetit.

Ai theksoi se PD ka një platformë për t’i dhënë një përgjigje të hekurt.

“Kuçedra energjisë në Shqipëri janë dy, shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoin. Ka një situatë dramatike, ku krimi vendos dhe psikologjia e kriminelit bëhet e dominueshme sepse mbështetet nga pushteti. Kur një shoqëri qytetarë të lirë nuk mund ta mposhtin banditët, por kur ata kanë mbrapa shtetin ata janë më mizorë dhe qytetari i thjeshtë terrorizohet. Shtetin kishte mbrapa ai që mori jetën dy engjëjve në Durrës. Shtetin kishte mbrapa ai që vrau Rexhep Ismailin në shtëpinë e tij. Të fortit janë ata që shtypin njerëzit s pula dhe largohen sepse kanë mbështetje. Paguajnë gjykatës e prokurorë dhe dalin, të fortit janë mercenarë të pushtetarë që ndërmarrin çdo akt dhe mbrohen dhe nuk ndëshkohen”, tha ai, duke shtuar: “Superskandali i fundit me Diellën, shihni ku jetojmë, në një emergjencë”, tha ai.