Ballina Aktualitet Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

51
0

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh vijuan marshimin në rrugët e Tiranës.

Protestuesit u drejtuan fillimisht pranë selisë së Partisë Socialiste, ku godina ishte e rrethuar nga forca të shumta policie.

Më pas, ata marshuan drejt zonës së njohur si “15-katëshi”, ku bllokuan për disa minuta kryqëzimin, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Më pas, protesta vijoi në zonën e Ushtarit të Panjohur, ku pjesëmarrësit u ulën simbolikisht në mes të rrugës për disa minuta, si shenjë kundërshtimi. Pas këtij aksioni simbolik, qytetarët u shpërndanë, duke i dhënë fund protestës së mbrëmjes.