Ballina Aktualitet Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’, Prokuroria nis hetimet!

Fundosja në rërë e 2 pallateve tek ‘Durrës Marina’, Prokuroria nis hetimet!

75
0

Zhytja në rërën e detit Adriatik të pallateve të financuara nga projekti Arab, “Durrës Marina”, ka sjellë nisjen e hetimeve kryesisht nga seksioni i krimit ekonomik pranë prokurorisë së Durrësit. Mesohet se hetimi është në fazën fillestare dhe prokuroria është përqëndruar në mbledhjen e dokumentacionit. Më pas do kalohet në fazën tjetër të marjes në pyetje të personave që kanë dijeni të saktë dhe kanë hartuar zbatimin e projektit. Pritet që në ditët në vijim, pranë prokurorisë së Durrësit, të rregjistrohen edhe kallëzimet e para nga qytetarët që kanë blerë njësi tregtare dhe apartamente, tek godinat që kanë pësuar dëmtime në strukturën e themelit. Njëherësh IKMT-ja njoftoi se autoriteti ka kërkuar nga kompania zbatuese e projektit marrjen e menjëhershme të masave për përforcim strukturor, si dhe miratimin paraprak të çdo ndërhyrjeje nga institucionet përkatëse.

Në krye të këtij projekti gjigand për ndërtimin e një zone urbane elitare biznesi dhe turizmi qëndron firma “Alabar” nga Eiratet e Bashkuara Arabe dhe vetë shteti shqiptar dhe më pas firma projektuese dhe ndërtuese.

Rezulton se “Alabar”, ka kontraktuar një firmë projektimi, në pronësi të Ornela Muçit, ndërsa firma që ka kryer ndërtimin e godinave është “Elmazaj Konstruksion” në pronësi të Shkëlqim dhe Mirel Elmazaj.