Osman Dembele ka tronditur PSG-në dhe Francën, para finales së Championsit si dhe Botërorit. Ylli francez la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 27-të, në duelin e kampionatit mes Paris FC dhe PSG-së.
Dembele u zëvendësua nga Gonçalo Ramos, teksa pas dëmtimit shkoi drejt e në dhomat e zhveshjes.
Ende nuk është e qartë për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, teksa ekzaminimet në orët në vazhdim, pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, që mund t’i kushtojë finalen e Championsit, apo Botërorin.
Një gjë është e sigurt, drejtuesit e PSG-së si dhe atë të Kombëtares franceze, janë në ankth për të mësuar rreth dëmtimit të Dembelesë.







