Ballina Bota E rëndë/ Bie nga ura një kamion, raportohet për një të vdekur...

E rëndë/ Bie nga ura një kamion, raportohet për një të vdekur dhe 9 të zhdukur

69
0

Një punëtor humbi jetën dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një kamion ra nga një urë në Kinë të shtunën vonë.

Kamioni, që mbante gjithsej 15 persona, po transportonte punëtorë në një fermë patatesh të ëmbla në rajonin jugor Guangxi. Autoritetet kineze thanë se pesë persona u shpëtuan.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po luftojnë për të gjetur dhe rikuperuar në mënyrë të sigurt nëntë personat e mbetur të zhdukur. Më shumë se 700 ekipe shpëtimi, anije dhe dronë janë vendosur të dielën për të kërkuar personat e zhdukur dhe kamionin.

Aksidenti ndodhi ndërsa kamioni po kalonte një urë, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Shirat e rrëmbyeshëm në zonë shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rritën rrezikun e rrëshqitjeve të dheut, duke penguar operacionet e shpëtimit.