Ballina Politika Këlliçi: 6 vite më parë, në errësirë e në pabesi, Edi Rama...

Këlliçi: 6 vite më parë, në errësirë e në pabesi, Edi Rama dhe Erion Veliaj shembën Teatrin Kombëtar

58
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka kujtuar me një shënim në rrjetet sociale barbarinë e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Vleiajt për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Si qytetar, si i lindur dhe rritur në Tiranë, kam qënë prej ditës së parë në krah të atyre protestuesve të paepur që qëndruan ditë natë, nuk u joshën, nuk u shitën deri në fund, luftuan për të mbrojtur trashëgiminë, vlerat dhe identitetin, përballë aferave të biznesit të Kryebashkiakut dhe Kryeministrit”, shkruan deputeti demokrat.

Mesazhi:

Sot 6 vite më parë, në errësirë e në pabesi, Edi Rama dhe Erion Veliaj shembën Teatrin Kombëtar me makineri e forca speciale, vunë në rrezik jetën e disa artistëve dhe aktivistëve që ishin brenda godinës dhe ushtruan dhunë ndaj protestuesve.

Mbrojtësit e Teatrit ishin diga e fundit që po mbante larg një pushtim betoni që i kanosej qytetit. Siç edhe ndodhi.

Si qytetar, si i lindur dhe rritur në Tiranë, kam qënë prej ditës së parë në krah të atyre protestuesve të paepur që qëndruan ditë natë, nuk u joshën, nuk u shitën deri në fund, luftuan për të mbrojtur trashëgiminë, vlerat dhe identitetin, përballë aferave të biznesit të Kryebashkiakut dhe Kryeministrit.

Ata që treguan dinjitet dhe nuk bënë kompromis me të keqen, fituan 6 vite më parë, janë dhe sot të fituar sepse nuk e ulin kokën, kanë respektin e vlerësimin e të gjithëve.